Art me gjilpërë dhe pe; Ekspozita me punimet e qëndisjes së simboleve kombëtare

11/03/2018 18:18

Egla Memaj, sjell një psalm, një këngë të shenjtë me qëndismat e saj të simboleve tona kombëtare. Gjilpëra dhe peri janë një medium i hershëm, dhe arti që mund të bësh me to nuk ka kohë.

Një ekspozitë e gjitha me punë dore që nga motivet e qëndismave të pajës e deri tek pjesa e simbolikës më monumentale, vjen në Galerinë Fab

“Në këtë ekspozitë është prezantimi i një pune tre vjet e gjysmë. janë detaje të shkëputura nga etnografia jonë. pjesa më e madhe e zonës së Beratit. Ku mbizotërojnë simbolet tona kombëtare që në lashtësi siç janë simboli i shqiponjës, i diellit, kulti i gjarprit. Këto janë të gjitha detaje, që i marr i vizatoj, i risjell, i rikompozoj, në një tjetër dimension. me fije ari, bronzi, diku pak bakri, argjendi. ja heq funksionin nga veshja dhe i risjell në një dimension monumental”, tregon Egla Memaj.

Kur fillon qëndisjen Memaj e pranon që rri me orë pa fund në brendësinë e një pune. Aq mjafton që ajo të na fusë edhe ne në botën e saj të detajit. Por duke na servirur vetëm elementë tërësish shqiptarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA