LSI vazhdon të kërkojë ekspertizë të fortë ndërkombëtare në Shqipëri për luftën ndaj drogës.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në një bashkëbisedim me gazetarët tha se ndërprerja e operacioneve në mes, janë kambanë alarmi.

“Ekspertizë të fortë ndërkombëtare, nuk duhet të harrojmë që shqetësimet për drogën janë bërë në dimensione madhore. Për fat të keq qeveria ka treguar qartë që është mbështetëse dhe inaktiviteit i plotë i saj, ndërprerja e operacioneve në mes siç ndodhi me Xibrakën janë këmbana alarmi që kjo situatë është në një moment akoma më të rrezikshëm se më parë dhe vullneti i qeverisë”, tha Vasili.

Por kur i referohet kërkesës për ekspertizë ndërkombëtare Vasili thotë se opozita nuk mund tua kërkoj institucioneve zyrtarisht këtë, pasi nuk ua lejon Kushtetuta. “Kam kërkuar publikisht, ky është statsusi jonë si opozitrë, nuk mund ti kërkojmë zyrtarisht institucioneve ndërkombëtare. Unë kam kërkuar të ketë një prezencë fikse të DEA-s në Shqipëri, pasi dimensioni i problemit, roli negativ në nivel rajonal që ka Shqipëria në çështjen e drogës i ka dhënë një dimension të jashtëzakonshëm. DEA është institucioni më i shkëlqyer në nivel botëror i cili mund të përballet. LSI ka detyrë publike të ngrejë këto pyetje që nuk kanë marrë ende përgjigje”, tha ai.

Petrit Vasili foli dhe për një tjetër këmbanë alarmi, atë të administratës publike. Ai i kërkon zyrës së BE-së në Tiranë të flasë për politizimin e administratës. Sipas një raporti të komisionerit të Shërbimit Civil, 40% e emërimeve janë bërë në thyerje flagrante të ligjit.

“Administrata po emërohet në mënyrë politike. Misioni ishte të depolitizohej administrata shqiptare. Sot administrata politizohet ditën për diell, ligji dhunohet ditën për diell, kryeministri nuk pres të flasë. Pyetja ime është çfarë e pengon BE-në në Tiranë të flasë? Ka patur presione të jashtëzakonshme dikur, kritika të jashtëzakonshme, tani në bazë të një raporti zyrtar qindra nëpunës miratohen vetëm se kanë një teser partiake dhe nuk ka rëndësi se mund të jenë njerëz mizerabël në nivelin profesional për të ngritur administratën publike”, thotë Vasili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA