Një grua obeze, e cila peshon plot 272 kg, ka treguar se si ka arritur në pikën që stomaku i varet deri në tokë.

45-vjeçarja Tamy Lyn Murrell zbulon se vdekja e papritur e babait dhe depresioni i mamasë ka bërë që ajo ta kalonte fëmijërinë duke ngrënë aq sa i vinte për të vjellë.

Amerikania ishte vetëm 8 vjeç kur babai erdhi në shtëpi dhe vdiq papritur nga një atak në zemër.

“Kur babai më vdiq, nëna zuri shtratin pasi e zuri depresioni. Ishte njësoj sikur ta humbja edhe atë. Haja çfarë të doja, kur të doja. Ushqimi ishte miku im, prindi im dhe i dashuri im. Mamaja më jepte paratë për pazar dhe unë blija çokollata, akullore e çfarë të më kapte dora. Haja aq shumë, sa më vinte për të vjellë. Doja të haja dhe hëngra”, tregon 45-vjeçarja.

Tamy u martua dhe ka një djalë, por obeziteti i saj e ka bërë të vështirë marrëdhënien me burrin. Gjithsesi, çifti nuk është ndarë pasi bashkëshorti është i vetmi person që mund të kujdeset për gruan obeze.

“Unë nuk po jetoj, thjesht po ekzistoj. Është e tmerrshme”, shprehet Tamy.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA