Kreu i shtetit Ilir Meta ka zgjedhur shkollën “Fan Noli” në kryeqytet, ku ka përfunduar studimet dhe vetë, për të uruar festën e mësuesit. Ai bëri një apel për një bashkëpunim më intensiv mes shkollës dhe familjes, referuar dhe ngjarjeve të ndodhura në shkolla, apo ambientet afër tyre.
“Për të evituar sidomos dështimin e nxënësve në të ardhmen, sot është koha për të bërë një apel të fortë për një bashkëpunim më intensiv mes shkollës dhe familjes, siç dhe ka qenë në të kaluarën, sepse familja ka një rol shumë të rëndësishëm për edukimin e fëmijëve dhe për të ndjekur mbarëvajtjen e tyre në shkollë. Pasi shkolla sot është ambient më i ekspozuar ndaj disa fenomeneve që janë serioze dhe shqetësuese për të rinjtë, fëmijët, familjet tona dhe shoqërinë tonë”, tha Meta.
Top Channel