Grabitet një pikë karburanti gjatë natës në Krujë, autorët vjedhin xhiron ditore
16/06/2026 11:09
Një pikë karburanti është grabitur gjatë natës në Krujë.
Autorët, të cilët dyshohen se ishin dy, nën kërcënimin e një arme (çifte gjahu) i kanë marrë punonjësit të pikës së karburantit xhiron ditore.
Policia e Krujës ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Top Channel