Kostumet e çrregullta dominonin koleksionin vjeshtë-dimër 2018 të stilistes britanike Stella Mc Cartney. Nuk mungonin veshjet e leshta dhe fustanet e kadifenjta me printime të frymëzuara nga artisti i shekullit të 20-të J.H. Lynch.
Koleksioni i ri u prezantua mes lajmeve se stilistja britanike po konsideron shkëputjen me grupin luksoz francez Kering, gjatë javëve të ardhshme.
McCartney, e njohur per krijimet e thjeshta dhe përkushtimin për të mos përdorur lëkurë ose gëzof, ka kohë deri në 31 mars për të blerë 50 përqind të aksioneve të kompanisë së saj që zotërohen nga Kering.
Vajza e ish-pjesëtarit të “The Beatles”, Paul Mc Cartney, tha se po konsideronte mundësinë e blerjes, por shtoi se asgjë nuk ishte e vendosur.
Shtëpia e modës nuk i publikon të ardhurat e saj, por sipas raportit të fundit financiar të Kering shitjet e Mc Carteney kishin rënë në 2017 krahasuar me vitet paraardhëse. Konglomerati i kontrolluar nga themeluesi Francois-Henri Pinault, ka kontrolluar 50 përqind të aksioneve të firmës britanike që prej 2001-shit.
Top Channel