Katherine Heigl është rikthyer në një formë të shkëlqyer, 1 vit pas ardhjes në jetë të fëmijës së saj të tretë.

Ndërsa ndodhet me pushime në Meksikë, aktorja amerikane nuk i ka rezistuar dot tundimit për të postuar foto të saj e veshur me bikini të kuqe. 39-vjeçarja ndihet e lehtësuar nga kilet që mori gjatë lindjes dhe kjo e ka bërë të mos e fshehë aspak gëzimin.

 

Në fakt Heigl, nënë e 3 fëmijëve ka postuar edhe pak ditë më parë një set fotosh që tregonte transformimin e trupit të saj, ndërsa ka konfirmuar edhe punën shumë të rëndë për të arritur këto forma.

 

Katherine, që u bë e famshme me filmin “27 fustanet” është nënë e 3 fëmijëve nga martesa me Hosh Kelly, i cili është një vit më i vogël. Muajin e ardhshëm aktorja do të jetë e impenjuar me xhirimet për edicionin e 8 të serialit televiziv ‘Suits’, që do të zhvillohen në Toronto.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA