Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë: Irani duhet ndalur

06/03/2018 08:20

“Irani duhet të ndalohet; kjo është sfida jonë e përbashkët”. Këto ishin fjalët që i tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, presidentit amerikan Donald Trump gjate një takimi të zhvilluar ne Shtëpinë e Bardhë.

Dy udhëheqësit diskutuan në Dhomën Ovale për mënyrat e frenimit të përparimit ushtarak të Iranit në Lindjen e Mesme dhe marrëveshjen ndërkombëtare të vitin 2015 që kishte si synim reduktimin e zhvillimit e armëve bërthamore të Teheranit. Si presidenti Trump, ashtu edhe kryeministri Netanyahu kanë konsideruar të papërshtatshme.

I pari i Uashingtonit nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen nga vendet e tjera që kanë nënshkruar paktin: Britania, Franca, Gjermania, Bashkimi Evropian, Kina dhe Rusia, për të rinegociuar marrëveshjen. “Irani nuk ka hequr dorë nga ambiciet bërthamore”, tha Netanyahu, duke shtuar se Teherani “përfitoi nga kjo marrëveshje duke u fuqizuar dhe pasuruar më shumë. ‘Po përdor agresionin kudo, përfshirë në kufijtë tanë”, shtoi me tej ai.

Rritja e pranisë së forcave iraniane në Siri për të mbështetur Presidentin Bashar al-Assad është veçanërisht shqetësuese për udhëheqësin izraelit, që ka akuzuar Tehereanin se po përpiqet të ketë një bazë të përhershme në Siri.

Presidenti Trump, në komentet e tij, nuk e përmendi Iranin me emër por tha se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli “janë shumë, shumë pranë përsa i takon ushtrisë dhe terrorizmit dhe të gjitha aspektet e tjera për të cilat duhet të punojmë së bashku. Kjo marrëdhënie s’ka qenë asnjëherë më mirë”.

Zoti Trump tha se mund të udhëtojë në Jerusalem për të hapur ambasadën amerikane atje para 70 vjetorit të deklaratës së pavarësisë së Izraelit më 14 maj, 1948.

Zoti Netanyahu e vlerësoi lart Presidentin Trump për vendimin e debatueshëm për të zhvendosur ambasadën nga Tel Avivi në Jeruzalemin që shumë vende e shohin si territor të debatueshëm de objekt të negociatave me palestinezët.

Top Channel