Forbes ka publikuar listën, e cila rendit artistët më të pasur sipas saj.

I pari në listë është Jay-Z, si një ndër rreperët më të pasur në botë.

Bashkëshorti i divës së muzikës Beyonce, ka arritur të fitojë rreth 900 milionë dollarë këtë sezon, ndërsa i dyti është renditur Diddy është me 825 milionë.

Në vendin e tretë është Dr. Dre, me 770 milionë dollarë të shtuara në llogarinë e tij bankare.

Sipas vlerësimeve nga revista financiare amerikane, Jay-Z ka fituar gati 100 milion dollarë më shumë se viti 2017, por një gjë e tillë ka ardhur jo vetëm nga veprimtaria e tij në muzikë.

Vendi i katërt është i ndarë mes Eminem dhe Drake, të cilët kanë arritur shumën e njëjtë prej 100 milionë dollarësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA