Pas 4 vjetësh në gjykatë për divorcin dhe me 50 mijë dollarë më pak në llogari, Nacy Jones, një 49 vjeçare nga Arizona është e lirë dhe ka të gjthë të drejtën të festojë, madje me fustanin e bardhë me të cilin u martua 25 vjet më parë.

Duhej të ishte në fakt dashuria e jetës së saj, lidhja me të dashurin e saj në kohën e gimnazit, por nuk zgjati. Nancy kaloi plot 4 vjet për të marrë divorcin dhe në fund të procesit vendosi të bëjë një festë speciale. Në shoqërinë e shumë miqve të saj, 49-vjeçarja e veshur me një pellush arushi qëlloi me tullumbace të mbushur me bojë fustanin që veshi në vitin 1992, kur vendosi të martohej me ish-të dashurin e gjimnazit.

Në vitin 2014 çifti vendosi të divorcohej dhe Nancy pas shumë peripecish burokratike dhe me 50 mijë dollarë më pak për shkak të shpenzimeve, tani është sërish beqare… dhe e lumtur.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel