Britani, tjetër ish-agjent rus i helmuar. Ndodhet në gjendje të rëndë

05/03/2018 20:43

Sergei Skripal duket se është ekspozuar ndaj një substance ende të panjohur ditën e diel, në një qendër tregtare të qytetin anglez Salisbury. Ai ndodhet në gjende të rëndë shëndetësore.

Sergei Skripal është shtetas rus, që ka fituar statusin e refugjatit në Britaninë e Madhe, pas një shkëmbimi spiunësh mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në vitin 2010.

Ai është një ish-kolonel i kundërzbulimit ushtarak rus, i cili ishte dënuar nga Moska me 13 vite burg në vitin 2006.

Moska e ka akuzuar atë si spiun britanik, i cili i kishte kaluar identitetet e agjentëve sekretë rusë që punojnë nëpër Europë, shërbimit sekret britanik “MI6”.

Sipas Rusisë, koloneli Skripal ishte paguar 100 mijë dollarë për informacionin dhe ishte rekrutuar në vitet 1990. Ai ishte në mesin e 4 të burgosurve, që Moska shkëmbeu me 10 spiunë të saj në Amerikë në vitin 2010, në kuadër të një shkëmbimi spiunësh, ndërsa koloneli rus shkoi më pas në Britani.

Ai së bashku me një grua rreth të 30-ave ndodhen të dy në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. Incidenti ndodh 12 vite pasi ish-agjenti rus, Aleksander Litvinienko, u vra në Londër nga dy spiunë të shërbimit sekret rus, “FSB”.

Litvinienko ndërroi jetë pasi agjentët rusë i hodhën në çaj substancën radiokative “polonium 210”, gjatë një takimi me të në një hotel luksoz në Londër.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel