“Mësova burrin se si të puthte” (Foto)
04/03/2018 10:02
Ashley Graham është e martuar me Justin Ervin që nga viti 2010 dhe tani ka zbuluar se i është dashur që ta stërvisë bashkëshortin e saj, pasi ai nuk ishte i mirë në puthje.
Modelja 30-vjeçare tha për “Stellar”: “Nuk ishte fare i mirë, por tani është shumë i mirë. Aq i mirë sa e kam harruar sa i keq ka qenë për të puthur”.
Graham zbuloi edhe sekretin që një martesë të funksionojë: “Kurrë nuk qëndrojmë larg njëri-tjetrit për më shumë se dy javë”.
Top Channel