Kylie Jenner është një nga modelet më të njohura në botë, teksa ndiqet nga më tepër se 100 milionë fansa në Instagram.

Vetëm një muaj më parë, ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e quajti Stormi, ndërsa nuk e fshehu lumturinë e të qenit nënë.

Gjithsesi, në fotot më të fundit të publikuara nga 20-vjeçarja, duket se Kylie ka ardhur në formë mjaft të mirë dhe ka rikuperuar shumë shpejt pasojat e shtatzënisë.

Shumë prej fansave të saj kanë mbetur të mahnitur nga transformimi i shpejtë i fizikut të modeles dhe e kanë komplimentuar për përmirësimin e linjave të trupit.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA