Armatosja e rëndë e policisë amerikane. Nga 1 mln USD në 1990, në 450 mln në 2013-n

02/03/2018 14:27

Në maj të vitit 2015, ish-presidenti Barack Obama ndaloi qeverinë federale t’u jepte pajisje ushtarake departamenteve amerikane të policisë. Arsenali i jashtëzakonshëm i disa prej këtyre departamenteve, që përfshijnë mburoja trupore, armë të fuqishme dhe mjete të blinduara, ishin bërë tejet të dukshme gjatë viteve të kaluara, si pasojë e shpërthimit të trazirave kundër dhunës së policisë.

Në gusht të vitit 2014, Darren Wilson, një oficer policie qëlloi për vdekje Michael Broën, një 18-vjeçar të paarmatosur me ngjyrë në Ferguson të Missourit, duke nxitur demonstrata të mëdha lokale.

Dy ditë pas kësaj ngjarjeje, oficerë taktikë që njihen ndryshe edhe si ekipet “SWAT”, u thirrën në ndihmë për të zmbrapsur protestuesit që ndodheshin përpara Departamentit të Policisë në Ferguson. Ata shkuan të veshur njësoj si për luftë, me maska antigaz, me shkopinj gome, shufra të gjata dhe armë automatike.

Amerikanët janë rritur duke i parë policët të kundërpërgjigjen ndaj protestave me gaz lotsjellës, me armë automatike dhe snajperët në shoqërim, që lëviznin me automjete që mund të dukeshin si të zakonshme vetëm për zona lufte si Bagdadi apo Aleppo.

Ato ditë duken vërtet të largëta tashmë, por lind pyetja, si u armatosën kaq rëndë forcat policore amerikane?

Shpjegimi vjen me sasinë “cash” të qeverisë federale. Çdo vit, Kongresi miraton Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare, që përcakton buxhetin dhe shpenzimet e Departamentit të Mbrojtjes. Versioni i miratuar në vitin 1990, në mesin e një rritjeje të ndeshje të dhunës për shkak të trafiqeve të drogës, i lejonte Departamentit të Mbrojtjes të transferonte mjetet e pajisjet ushtarake te departamentet policore, nëse kjo do të shihej “e përshtatshme për të përballur aktivitetet e kriminelëve të drogës”.

Mes viteve 2002 dhe 2011, Departamenti i Sigurisë Kombëtare, i krijuar pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, disbursoi mbi 35 milionë dollarë grante për forcat lokale dhe shtetërore të policisë. Veç kësaj, edhe programi “1033” i lejon Departamentit të Mbrojtjes të disbursojë mjetet e tepërta drejt departamenteve policore për përdorim ndaj aktiviteteve të antiterrorizmit dhe antidrogës.

Unioni amerikan i të Drejtave Civile zbulon se, vlera e pajisjeve ushtarake të përdorura nga departamentet policore amerikane është rritur nga 1 milion dollarë në vitin 1990, në plot 450 milionë dollarë në vitin 2013.

FOTO GALERI
3/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA