25/11 14:33
Një prift i fiksuar pas armëve ka mbajtur një meshë vetëm për çiftet të cilat ishin të armatosura me pushkë AR-15 dhe kishin në kokë kurora me plumba.
Kisha kontroverse Tempulli i Bashkimit dhe Paqes në Botë, në Pensilvani të SHBA-së, e mbajti këtë meshë vetëm dy javë pas masakrës në një gjimnaz në Florida, ku u vranë 17 persona me një AR-15.
E çuditshmja është se prifti Hyung Jin “Sean” Moon nuk pranon besimtarë pa armë në kishën e tij. Në rastet e rralla kur i pranon, i ul në fund dhe i ofendon.
Të armatosurit pinë verë të bekuar, ndërsa zyrtarët e kishës bekuan armët AR-15.
Top Channel