E veja e një doktori ka bërë publike një seri historish tradhtie që ajo ka regjistruar me 80 burra të martuar: “Te jetoj jetën time seksuale është puna ime e jetës”.

Louise Van Der Velde, nënë e dy fëmijëve është 43 vjeç dhe jeton në veri të Yorkshire dhe pohon se po jeton çdo ditë të jetës së saj, si të ishte e fundit, që pas vdekjes së bashkëshortit të saj Stephen në vitin 2004.

Louise thotë se javët pas “Shën Valentinit” janë ditët më zëna të gjithë vitit për tradhtitë seksuale, sepse kujtesa e të gjitha gjërave romantike shërben si një zgjim për ata që kanë marrëdhëniet e tyre ‘të vdekura’. Ajo pretendon se edhe bashkëshortet e meshkujve me të cilët ajo kryen marrëdhënie, e dinë që tradhtohen nga burrat e tyre, por mbyllin sytë pasi nuk i përmbushin seksualisht.

Louise shton më tej se këto gra janë vetë fajtore, pasi fokusohen vetëm te puna, fëmijët, përditshmëria e jetës dhe në mënyrë të vetëdijshme ‘braktisin’ krevatin bashkëshortor.

Louise tregon se filloi të tradhtojë burrin e saj në vitin e fundit të martesës së saj, një vit para se burri i saj të ndahej nga jeta. “Kam bërë këtë jetë që nga ajo kohë. Vdekja e tij më bëri të kuptoj se duhet të kap ritmin e ditës dh ta shfrytëzoj atë. Njerëzit duhet të gjykojnë më pak dhe të bëjnë më shumë seks. Ky është një apel më shumë për gratë: kënaqini më shumë burrat tuaj me seks, përpara se ata të jenë përgjithnjë të pakënaqur. 60% e çifteve tradhtohen. Nëse do të ishin më të hapur me seksin, do të ketë më pak tradhti”, thotë Louise, që e quan veten terapiste seksi.

FOTO GALERI
7/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA