Mëngjesi i Vitit të Ri, si përfundojnë festimet në vende të ndryshme të botës

24/02/2018 12:59

Çfarë mbani mend nga mëngjesi i parë i Vitit të Ri? Dikush mund ta ketë gjetur veten të shtrirë, duke “përqafuar” një shishe birre të boshatisur, me këmbët e ndotura të dikujt tjetër para fytyrës. E sigurisht mund të ketë menduar se kjo ishte më e keqja që mund të ndodhte.

Por, fati i mirë që jemi në kohën e internetit e mund të kërkojmë e shohim shumë gjëra, pasi ai na mëson se, pavarësisht asaj që mund të ketë ndodhur me ju, ekziston me siguri dikush që është përballur me një situatë edhe më të rëndë.

Interneti është i tejmbushur me foto të rrugëve të ndotura dhe njëkohësisht “të zbukuruara” me trupa të dehurish jashtë lokaleve apo restoranteve. Çdo gjë përreth mbushet kryesisht me shishe të boshatisura dhe me tapa të hedhura gjithandej.

Por, a mund ta keni imagjinuar ndonjëherë se cili shtet është ai që konsiderohet si “më i ndyri” pas festimeve? Ndiqni në foto listën me 6 shtete.

FOTO GALERI
6/6
1. Britania - Nëse besoni ende te stereotipi i njerëzve britanikë që ecin shëtitje me kapela dhe numërojnë minutat për të konsumuar çajin në orarin e caktuar, atëherë bota do t’iu ishte shembur. Këta djem janë edhe më të këqinj sesa rusët ku vjen fjala tek alkooli. Edhe femrat konsumojnë shumë alkool, derisa zhveshin thuajse gjithçka. E kur e bëjnë diçka të tillë, mund të qëndrojnë rrugëve deri në orët e para të mëngjesit. Zhurma e turistëve të dehur britanikë shkakton pakënaqësi në çdo vend të botës. Imagjinoni pak sesi mund të sillen ata në festat shtëpiake.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta