Mëngjesi i Vitit të Ri, si përfundojnë festimet në vende të ndryshme të botës

24/02/2018 12:59

Çfarë mbani mend nga mëngjesi i parë i Vitit të Ri? Dikush mund ta ketë gjetur veten të shtrirë, duke “përqafuar” një shishe birre të boshatisur, me këmbët e ndotura të dikujt tjetër para fytyrës. E sigurisht mund të ketë menduar se kjo ishte më e keqja që mund të ndodhte.

Por, fati i mirë që jemi në kohën e internetit e mund të kërkojmë e shohim shumë gjëra, pasi ai na mëson se, pavarësisht asaj që mund të ketë ndodhur me ju, ekziston me siguri dikush që është përballur me një situatë edhe më të rëndë.

Interneti është i tejmbushur me foto të rrugëve të ndotura dhe njëkohësisht “të zbukuruara” me trupa të dehurish jashtë lokaleve apo restoranteve. Çdo gjë përreth mbushet kryesisht me shishe të boshatisura dhe me tapa të hedhura gjithandej.

Por, a mund ta keni imagjinuar ndonjëherë se cili shtet është ai që konsiderohet si “më i ndyri” pas festimeve? Ndiqni në foto listën me 6 shtete.

FOTO GALERI
5/6
2. Rusia - Në Moskë, dy djem me kostume balerinësh hidhen në ujërat e akullt. Kjo është Rusia, në fund të fundit. Nëse do të kërkoni ndopak vodka për të shijuar, besomëni apo jo nuk mund të gjeni. Shikoni foton dhe kuptohet qartë se gjithçka ka përfunduar në barkun e dy personave. Megjithatë, ky vend nuk zhgënjen kurrë me kënaqësinë e pabesueshme. Me siguri që do të jepnit gjithçka për t’u bërë pjesë e ndonjë prej “party fest”-ëve të çmendura të rusëve. Janë njerëz të këndshëm.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta