25/11 16:24
Foto të rralla të “etheve të arit” që pushtuan Kaliforninë duke nisur nga janari i vitit 1848 janë ekspozuar së fundmi në Galerinë Kombëtare të Kanadasë.
Pamjet bardhë e zi dokumentojnë njerëzit që ishin në kërkim të tokës së premtuar kaliforniane plot me flori.
Imazhet e migrimit drejt Bregut Perëndimor, që zgjati për 7 vite deri në vitin 1855, tregojnë persona me lopata ose kazma në duar, në kërkim të pasurisë.
Top Channel