Foto Arkiv

Një person ka gjetur vdekjen si pasojë e përplasjes së dy makinave qytetin e Kukësit.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura 6 metërshe”, ku dy mjetet, tip Volksëagen dhe Mercedes Benz janë përplasur me njëri-tjetrin.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi P.Sh., i cili ka ndërruar jetë në spital.

Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendgjarje ku po punon për shkaqet e rrethanave të aksidentit.

Top Channel