Spektakël në qiejt e botës, Hëna e trefishtë

31/01/2018 17:27

Vëzhguesit e qiejve në të gjithë botën mundën të shihnin të mërkurën një fenomen të rrallë qiellor që është quajtur nga NASA Hëna e trefishtë.

Bëhet fjalë për një kombinim të eklipsit të Hënës, “Hënës së Përgjakur” dhe Superhënës, që u pa në hemisferën perëndimore të globit për të parën herë në 152 vite.

Njerëzit në australian, Azi dhe pjesë të Rusisë, kishin mundësinë ta shijonin të plotë këtë moment e po ashtu edhe në Amerikën e Veriut magjia ishte e dukshme.

Por, Evropa, pjesa më e madhe e Afrikës dhe Amerika e Jugut, nuk patën të njëjtin fat. Superhëna, ndodh kur hëna e plotë shfaqet në pikën më të afërt të orbitës së saj me tokën.

E kjo e bën hënën më të madhe dhe më të shndritshme deri në 14 për qind. Hëna blu është e rrallë, dhe fenomeni ndodh kur brenda një muaji kalendarik shfaqet dy herë hëna e plotë.

E për të kompletuar hënën e trefishtë, elementi i gjakut nuk është një shenjë që tregon se fundi është afër, por ndodh gjatë një eklipsi të hënës, kur kjo e fundit vishet me të kuqe për shkak të hijes së Tokës që bie mbi të.

FOTO GALERI
3/35

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA