Diçka të ngjashme duhet të kenë parë dhe përjetuar anëtarët e ekuipazhit të një avioni spiun amerikan EP3, kur një mig rus i fluturoi vetëm 1,5 metra larg mbi Detin e Zi.
Marina amerikane tha se avioni rus Sukoi 27 ndoqi atë amerikan për rreth dy orë mbi ujërat ndërkombëtare dhe më pas vendosi të kryente manovrën tejet të rrezikshme, duke i fluturuar fare pranë. Sipas ushtrisë amerikane, Rusia duhet të respektojë standardet ndërkombëtare për të garantuar sigurinë dhe shmangur aksidentet.
Nga Moska ndërkohë reagojnë duke thënë se avioni rus nuk shkeli asnjë rregull dhe manovrat e tij kishin si qëllim që të mbanin avionin amerikan larg hapësirës ajrore ruse.
Që pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, tensioni është rritur ndjeshëm në Detin e Zi dhe fërkime të tilla nuk kanë munguar, duke ngjallur frikën për incidente që mund të përshkallëzohen në përballje të armatosura.
Top Channel