Gjermania anulon mbi 8,200 leje qëndrimi në 2025, ja sa prej tyre ishin shqiptarë
“Kam patur shumë probleme me Bashkimin Europian, por tani, ato mund të transformohen në diçka shumë të madhe nga pikëpamja tregtare”, kështu u shpreh presidenti amerikan Donald Trump gjatë një interviste për televizionin britanik ITV.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se Bashkimi Europian i ka trajtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë shumë të padrejtë sa i përket tregtisë.
Ai u ndal edhe tek çështja e Brexit, duke thënë se nëse do të ishte në vendin e kryeministres Theresa May do t’i kishte zhvilluar ndryshe negociatat.
“Do të isha treguar më i ashpër me Brukselin, ishin fjalët e tij. Presidenti amerikan foli është për tërheqjen e Uashingtonit nga marrëveshja e Parisit për klimën.
I pyetur nëse do të ribëhej pjesë e saj, i pari i Uashingtonit tha: “Po do ta beja, do të më pëlqente shumë. Por me kushtin që të behej fjalë për një marrëveshje që do të ishte në interesin tonë”, u shpreh Presidenti amerikan.
Trump shpjegoi se është në favor të ajrit dhe ujit të pastër, por shtoi se marrëveshja e Parisit kishte qenë katastrofike për Shtetet e Bashkuara.
Top Channel