
“Shqiptarët s’do shkojnë më nga halli për trajtim në Turqi”, Rama premton spitale të reja: Marrëveshje me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara! Socialistët të jenë krenarë për…
26/02 20:19
Monika Kryemadhi falenderon pjesëmarrësit në protestën e organizuar nga opozita këtë të shtunë në Bulevardin qendror të Tiranës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetarja e LSI-së e sheh këtë protestë si ditën e nisjes së protestës mbarëpopullore.
“Kundër qeverisë së krimit dhe drogës! Të gjithë së bashku do të mundemi ta shporrim nga qeverisja Edi Ramën dhe klikën e tij të hajdutëve! Kjo është protesta jonë, forca jonë dhe rruga e vetme për të rifituar dinjitetin!”, shkruan ajo.
Kryemadhi falenderoi gjithashtu edhe Policinë e Shtetit.
“Që edhe pse të urdhëruar nga shefat trafikantë të drogës nuk ranë pre e provokimeve të tyre por kryen detyrën si profesionistë”, thotë kryetarja e LSI-së.
Top Channel