“Përqafimi i vdekjes”, pitoni mbyt të zotin
24/01/2018 18:38
Një 31 vjeçar në Hampshire, Britani e Madhe, ka ndërruar jetë pasi u mbyt nga pitoni i tij, 2.4 metra i gjatë.
Dan Brandon vdiq nga asfiksimi në dhomën e tij të gjumit gushtin e kaluar.
Pitoni “Tiny”, i cili vrau të zotin e tij në “shenjë afeksioni” pasi u arratis nga kafazi, mbahej nga nëna e Dan, Babs Brandon, shkruan Daily Mail.
Babs Brandon tha se Dan, tanimë njeriu i parë në Britani që vritet nga një piton, mbante në dhomën e tij 10 gjarpërinj dhe 12 tarantula, e për të Tiny ishte si “bebe”.
Sipas saj, 31 vjeçari nuk ishte ndjerë kurrë i kërcënuar nga pitoni, pavarësisht se e dinte sa i fortë ishte.
Top Channel