
24/02 19:09
Të paktën 56 paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara janë vrarë në vitin 2017 – shifra më e lartë brenda një viti prej 1994-s.
OKB-ja lëshoi një raport duke thënë se 135 ushtarë të saj, policë dhe zyrtarë civilë janë vrarë në 15 misione paqeruajtëse qysh në vitin 2013. Shumica e viktimave kanë pësuar në Mali, Sudanin Jugor dhe Republikën e Afrikës Qendrore.
Sipas raportit, rritja e numrit të viktimave ka të bëjë me faktin se flamuri i OKB-së nuk ofron më “mbrojtje të natyrshme”.
“Ambientet paqeruajtëse tani përballen me grupe të armatosura, terroristë, krim të organizuar, banda të rrugës dhe kërcënime të tjera”, thuhet në raport.
Top Channel