
Në një lëvizje të rrallë, Papa Françesku kërkoi falje për komentet e bëra javën e kaluar në Kili, kur i doli në mbrojtje një arkipeshkvi të akuzuar për fshehjen e abuzimeve seksuale.
Por, edhe pse tha se e kuptonte që fjalët e tij mund të kishin lënduar shumë vetë, kreu i Selisë së Shenjtë këmbënguli se arkipeshkvi kilian, Juan Barros, ishte i pafajshëm.
Papa argjentinas foli për gazetarët gjatë fluturimit të kthimit për në Romë.
Të enjten, Papa Françesku deklaroi se viktimat po e akuzonin pa të drejtë arkipeshkvin Barros. Për këtë u kritikua hapur nga kardinali i Bostonit, Sean O’Malley, sipas të cilit, Papa i kishte bërë të ndiheshin të braktisur viktimat e abuzimeve seksuale të kryera nga priftërinjtë.
Top Channel