Ivanka këshilltare e të atit, kryediplomati gjerman: Formë nepotizmi, tek ne as imagjinohet

21/01/2018 16:22

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel ka thënë me zë ndoshta atë që shumë kolegë të tij e mendojnë.

Gabriel është bërë figura më e lartë mes vendeve aleate të Shteteve të Bashkuara që të kritikojë Ivanka Trump dhe rolin e saj në administratën e Shtëpisë së Bardhë, që kulmoi me vizitën në Berlin si pjesë e samitit W20.

Duke folur për grupin mediatik Funke, kryediplomati gjerman e përshkroi rolin e Ivankas si këshilltare të Donald Trump si nepotizëm.

“Për mua personalisht ka disa gjëra që mbeten të huaja, të çuditshme. Për shembull, vizita e vajzës së tij (Donald Trump) në Gjermani, vizitë që u trajtua si të ishte një event botëror. Miksimi i politikës me familjen dhe biznesin, na kujton nepotizmin dhe këtu tek ne ky miksim do të ishte i papranueshëm”, u shpeh ai.

Gabriel bëhet zyrtari më i lartë mes aleatëve të Trump që kritikon këtë vendim të Shefit të Shtëpisë së Bardhë, por nuk është i pari që bën këtë konstatim. Në mars të vitit të kaluar, Norman Eisen, shefi i etikës në kohën e Presidentit Barack Obama e cilësoi emërimin e Ivanka Trump si këshilltare nga babai i saj, si shkelje e ligjeve kundër nepotizmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA