“Fair Play Financiar” po dështon, UEFA fut rregulla të reja

21/01/2018 12:48

Klubet më të mëdha të futbollit europian po vazhdojnë gjithmonë e më shumë të fitojnë shuma kolosale e të shpenzojnë më tepër se të tjerët në merkato, duke diktuar kompeticionet e duke krijuar një hendek të pashmangshëm me skuadrat e vogla.

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin e përmendi sërish të ashtuquajturën “taksë luksi” për të limituar fuqinë e gjigantëve kontinentalë: “Ne po përgatitim një dokument strategjik të rëndësishëm për të ardhmen, pasi UEFA nuk ka patur një strategji të mirëfilltë më parë e kjo mund t’ju çuditë. Me çdo kusht duhet të garantojmë futjen e çdo ekipi në kompeticionet tona dhe të mbajmë gjallë ëndrrat për futbollin”.

Por, një panoramë në 5 federatat anëtare kontinentale, ku u analizuan mbi 700 klube, tregon fitime të mëdha për klubet kryesore që u rritën në kompleks me të paktën 10%. Një shembull i qartë është Premier League. 20 klubet angleze fituan në vitin 2016 më shumë se 597 klube të marra së bashku në tregjet e vogla të futbollit europian, duke përjashtuar vende si Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Rusia.

12 skuadrat më të njohura të kontinentit e kanë shtuar fitimin e tyre me të paktën 1.8 miliardë euro në vetëm 6 vjet, që është të paktën dyfishi i çdo skuadre tjetër europiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA