Aksident në Krajkë, mjeti përplas 16-vjeçarin

18/01/2018 09:12

Një 16-vjeçar është aksidentuar duke ecur në këmbë në rrugë në fshatin Krajkë, në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës, ku adoleshenti është përplasur nga një mjet i paidentifikuar. M.I., 16 vjeç, u dërgua në Tiranë për ndihmë të specializuar, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, per te sekuestruar çdo provë të vlefshme që do çonte në identifikimin e mjetit që ka përplasur 16-vjeçarin.

Ndërko janë ngritur pika kontrolli, po krihet zona nga shërbimet e policisë per identifikimin e mjetit, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA