Ledioni dedikim emocionues për Dolores O’Riordan

17/01/2018 09:57

15 janari i 2018 do të mbahet mend si dita më e zezë në botën e muzikës, pasi pikërisht në këtë ditë ndërroi jetë këngëtarja Dolores O’Riordan.

Një lajm i tillë trishtoi kolegët e këngëtares por edhe fansat e saj, dedikimet e të cilëve kanë qenë të shumta në rrjete sociale.

Kanë qenë artistë nga e mbarë bota të cilët kanë shkruar vargje të trishtuara për ndarjen nga jeta të Dolores O’Riordan. Një ndër ta është edhe moderatori i Top Channel, Ledion Lico i cili në rrjetin social Instagram ka ndarë me ndjekësit një kujtim shumë të veçantë.

Me ardhjen e grupit në kryeqytet rreth viteve 2000, Dolores O’Riordan ishte e ftuara speciale në studion e ‘Top Select’ në Top Channel, moderator i së cilës ishte Ledioni.

Pikërisht momente nga emisioni Ledioni i ka publikuar në Instagram me dixhiturën: “Do të mbetesh gjithmonë në memorien time. Intervista me ty ishte kaq emocionuese, saqë unë dukesha sikur murmurisja gjatë gjithë kohës”.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA