Të paktën 8 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e një zjarri që përfshiu një qendër komunitare në veri të Portugalisë.
Zjarri ne Vila Nova da Rainha u shkaktua pas një shpërthimi në kaldajë e sipas kryebashkiakut Jose Antonio Jesus në qendër gjendshin mbi 60 persona. Ai tha se qendra kulturore dhe artistike ishte një prej me të frekuentuarave në zonë. Flaket u përhapën me shpejtësi duke krijuar një sasi të madhe moniksidi karboni.
Vila Nova da Rainha gjendet pranë qytezës së Tondela-s, rreth 260 në verilindje të Lisbonës. Të plagosurit janë 35 sipas mediave lokale, 6 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Gazeta “Diário de Notícias” raportoi se materiali i lesh-xhamit në çatinë e ndërtesës mund të ketë ndikuar në përhapjen e shpejtë të flakëve në godinën dy katëshe.
Tymi i dendur mund të ketë çorientuar njerëzit ndërsa përpiqeshin të largoheshin në panik e sipër. Një prej të mbijetuarve tregoi për mediat lokale se shumë njerëz kishin rënë mbi njëri-tjetrin nëpër shkallë. Dhjetëra zjarrfikës u angazhuan për shkuarjen e flakëve.
Top Channel