Viti i Skënderbeut, Akademia nismë për botimet më të mira

09/01/2018 14:52

Angazhimeve të marra nga qeveria shqiptare për të kremtuar vitin 2018 si vitin e Skënderbeut, i është bashkuar edhe Akademia e Shkencave duke çelur një konkurs për botimet që lidhen me figurën e heroit tonë kombëtar.

“Kemi vendosur që tashmë ky konkurs të organizohet dhe të jepen 3 çmime kryesore të cilat janë: çmimi për studiuesin shqiptar dhe botimin më të mirë në gjuhën shqipe, çmimi për studiuesin e huaj dhe botimin në gjuhën shqipe ose të huaj prej tij për Skënderbeun dhe sigurisht një çmim, i cili do t’i dedikohet botimit më të mirë nga pikëpamja e estetikës së botimit, pra të vlerave të paraqitjes së tij”, tha Vaso Tole, Sekretar i Akademisë së Shkencave.

Në konkurs mund të marrin pjesë autorë, veprat e së cilëve janë botuar që prej vitit 2000-2018, ndërsa rezultatet e punës së tyre do të jenë të hapura për të gjithë përmes kumtesave që do të mbahen gjatë vitit në sallën ‘Aleks Buda’.

“Me përfundimin e afatit të regjistrimit që është i hapur nga data 1 janar deri me 31 qershor, në periudhën qershor-shtator-tetor do të jetë edhe periudha e gjykimit të këtyre veprave dhe në Nëntor, që është edhe muaji kur do të kulmojnë festimet, do të shpallim edhe zyrtarisht fituesit e këtij konkursi”, tha ai.

Tre çmimet fituese do të shpërblehen secili me vlerën 500 mijë lekëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA