Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut i është përgjigjur menjëherë situatës së befasishme në të cilën është gjendur kulla “Trump” mëngjesin e së hënës.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë se një zjarr ka rënë në kullën e ish-manjatit të pasurive të paluajtshme, sot president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me zjarrfikësit që janë parë mbi çatinë e qiellgërvishtëses së ndodhur në rrugën “East 57” dhe “Fifth Avenue” në Manhattan.
Zjarri thuhet të jetë një incident i vogël, i shkaktuar nga një defekt elektrik, sipas deklaratave të Departamentit të Zjarrfikësve për mediet lokale.
Rreth 84 zjarrfikës shkuan fillimisht në vendngjarje, ndërsa vetëm pak prej tyre mbetën në çatinë e kullës rreth një orë më vonë. Deri më tani dyshohet për dy të plagosur, njëri në gjendje serioze.
Kulla shërben si rezidencë banimi por edhe biznesi. Donald Trump, i cili ka ende një rezidencë në këtë kullë, ndodhej në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, në momentin që ka rënë zjarri.
Top Channel