Përveç zërit të tij emblematik tanimë në komentet sportive në Supersport, Dritan Shakohoxha njihet edhe për sensin e tij të humorit dhe këtë më së shumti në rrjetet sociale.

Ditët e para të Vitit të Ri, gazetari i njohur i ka kaluar me familjarët dhe miqtë e tij dhe ndër të tjera ka zbuluar një talent, që nuk e kishim dëgjuar më parë.

Këtë fakt e ka pohuar vetë komentatori i Super Sportit Dritan Shakohoxha krah fotos së postuar në të cilën shkruan: “E dinit që i bija edhe kitares?? As unë”.

Në fakt Shako, siç njihet në ambientet sportive dhe mes miqsh e ka pranuar vetë që me muzikën nuk ka shumë lidhje, të paktën deri në momentin që i dhanë në dorë një kitare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA