Stefan De Vrij nuk është vetëm një objektiv i Interit. Për mbrojtësin 25-vjeçar holandez në garë duket të jetë futur dhe Barcelona.
Gjigandi i mbrojtjes së Lazios është në fundin e kontratës me klubin roman dhe në muajin qershor lirohet me parametra zero. Për momentin ai ka refuzuar rinovimin me bardhekaltrit, ndërsa ka hyrë në orbitën e Interit dhe Juves në Itali. Në veçanti të interesuar kanë qenë zikaltrit, që kërkojnë ta bëjnë pjesë të skuadrës që në muajin janar.
De Vrij i ka kërkuar kohë Interit, në pritje të një interesimi nga Barcelona, që nga ana e saj do të humbasë argjentinasin Macherano në janar, për një transferim në Kinë dhe afrimi një mbrojtësi do të jetë prioritet për drejtuesit katalanas.
Top Channel