Nga gjuri i Zunigas te pikëllimi ndaj Kroacisë, historitë e bujshme të Neymarit në Kupat e Botës
Përballja e fazës së grupeve në Kupën e Botës mes Skocisë dhe Brazilit në Miami është në rrezik serioz për ndërprerje ose shtyrje për shkak të një stuhie të fortë të parashikuar në zonë.
Ndeshja është planifikuar të nisë në orën 00:00, pikërisht në kohën kur parashikohen kushte të rënda atmosferike. Në rast se Hard Rock Stadium ndikohet nga vetëtimat, sfida mund të pezullohet menjëherë.
Sipas rregullave të sigurisë, çdo vetëtimë brenda një rrezeje prej rreth 13 kilometrash (8 milje) nga stadiumi sjell ndërprerje automatike të ndeshjes, ndërsa loja nuk mund të rifillojë pa kaluar të paktën 15 minuta nga goditja e fundit. Kjo mund të çojë në vonesa të gjata dhe rikthim të detyruar të ekipeve në nxehje të re.
Një situatë e ngjashme ndodhi së fundmi në ndeshjen Francë-Irak, e zhvilluar në Filadelfia, e cila u pezullua për rreth dy orë për shkak të një stuhie të fuqishme me vetëtima.
Tifozët u detyruan të kërkonin strehim, ndërsa lojtarët u kthyen në dhomat e zhveshjes dhe më pas zhvilluan sërish nxehje pas rifillimit.
Trajneri i Skocisë, Steve Clarke, ka deklaruar se ekipi i tij është i përgatitur për çdo skenar të mundshëm. Ai theksoi se skuadra ka një plan të qartë për të përballuar vonesat e mundshme, duke pranuar se situata të tilla mund të zgjasin për shkak të protokolleve të sigurisë.
Skocia ka nevojë minimalisht për një pikë për të siguruar kalimin në fazën me eliminim direkt të turneut, ndërsa një humbje nuk do ta eliminojë matematikisht, pasi mund të kualifikohet ende si një nga skuadrat më të mira të vendit të tretë në grup.
Top Channel