Jo vetëm Argjentina, edhe një nga vendet organizatore të Botërorit mbështet publikisht Infantinon
‘Urime Leo. Njeriu që ndryshoi historinë e futbollit botëror’-Lionel Messi feston 39 vjetorin e lindjes dhe e gjithë Argjentina e duartroket dhe e uron.
Duke nisur nga kombëtarja Albiceleste e drejtuar nga Lionel Scaloni me këtë të fundit që i bëri një urim special për ‘Diez’ e saj.
‘Gëzuar ditëlindjen, kapiten’-ishte mesazhi i shokëvë të tij të skuadrës në kombëtaren ende kampione e botës. Po kështu e gjithë media argjentinase i dedikuan një hapësirë të gjerë ditës speciale të yllit të futbollit botëror me të përditshmen ‘Ole’ që pyeti tifozët: ‘Çfarë do t’i dhuronit Messit’?
Nga ana e tij Lionel Messi në profilin e tij në Instagram postoi një video ku ai shfaqej duke u stërvitur në palestër, ku në sfond dëgjohej kënga e një bande muzikore argjentinase me titullin ‘Toka e kampionëve’.
View this post on Instagram
Top Channel