Nga gjuri i Zunigas te pikëllimi ndaj Kroacisë, historitë e bujshme të Neymarit në Kupat e Botës
Është tashmë zyrtare: Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, do të ndajnë skenën qendrore në ditën e finales së madhe të Kupës së Botës, për t’i dorëzuar trofeun e artë skuadrës fituese.
Lajmi është konfirmuar nga vetë numri një i futbollit botëror, Gianni Infantino, i cili ka premtuar një ceremoni madhështore dhe të paharrueshme në Nju Jork.
“Ne do të jemi së bashku me presidentin duke shijuar finalen dhe natyrisht, do t’i dorëzojmë së bashku trofeun fituesit,” – u shpreh Infantino për mediat.
Kjo pamje e pazakontë pritet të kthehet në një nga momentet më ikonike të turneut, duke i dhënë finales një vëmendje të jashtëzakonshme globale dhe duke ndërthurur sportin me politikën në nivelet më të larta. Sytë e gjithë botës do të jenë të drejtuar nga Nju Jorku për të parë se kush do ta pranojë trofeun e shumëlakmuar nga duart e Trump dhe Infantinos.
Top Channel