Bashkëpunëtori i Trump, akuza për ngacmime seksuale

27/12/2017 23:55

Corey Lewandowski, ish shefi i fushatës së Donald Trumpit, vihet në shënjestër të akuzave për ngacmime seksuale. Këngëtarja amerikane Joy Villa ka ngritur padi kundër strategut të fushatës së miliarderit, duke pretenduar se ai e kishte goditur dy herë në të pasme, gjatë një aktiviteti në Washington muajin e kaluar.

Gruaja tregoi për mediat se kishte folur me policinë në prag të Krishtlindjeve, e nxitur nga miqtë për ta bërë diçka të tillë. Deri më tani Lewandowski nuk ka reaguar lidhur me çështjen. Këto janë të fundit në radhën e gjatë të akuzave për abuzime seksuale, që kanë përfshirë yje të spektaklit, politikanë e biznesmenë.

Villa, e cila është një mbështetëse e zëshme e Trumpit dhe mbajti një fustan me logon ‘Ta bëjmë Amerikën madhështore sërish’, në ceremoninë e çmimeve Grammy, thotë se kishte pozuar për një foto me Lewandowskin gjatë një aktiviteti në hotelin e Trumpit.

Ajo pretendon se në atë rast burri e kishte qëlluar në të pasme dhe kur ajo i kishte kërkuar të ndalej, ai e kishte bërë sërish. Gruaja kujton se kishte ndjerë neveri. Villa ka shprehur në të kaluarën qëllimin për të kandiduar për Kongresin duke marrë edhe mbështetjen e Trumpit në Twitter.

Top Channel