Trump, polemika edhe për Krishtlindje

26/12/2017 15:40

Edhe në ditën e Krishtlindjes Donald Trump ngjalli polemika e bëri që rrjetet sociale të gëlojnë sërish.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë mori meritën e rikthimit në përdorim të shprehjes “Gëzuar Krishlindjen” gjatë këtij sezoni festiv. “Njerëzit janë krenarë ta artikulojnë edhe një herë këtë urim kaq popullor”, shkroi ai në Twitter. “Edhe unë vetë jam krenar që po i dal në ballë përpjekjeve për të sulmuar shprehjen tonë të bukur e të dashur “MERRY CHRISTMAS!!!!!”, vazhdonte mesazhi i tij.

Presidenti i ashpërsoi tonet ndaj asaj që e quajti “luftë e Kërshëndellave” me pretendimin se po anashkalohet urimi i vjetër në favor të shprehjes “Gëzuar festat”, të cilën edhe vetë vajza e tij Ivanka e pat përdorur në 12 dhjetor. Reagimet ishin të shumta e një pjesë e përdoruesve të platformave sociale i kujtuan kreut të shtetit se nuk është ai lideri që po e rikthen një traditë të tillë. Barack Obama, shpjegojnë ata, gjatë presidencës së vet i drejtohej amerikanëve në këtë periudhë duke i thënë “Gëzuar Krishtlindjen”.

Mbështetësit e Trumpit pretendojnë se shprehja “Gëzuar festat” i referohet festimeve jo të krishtera që ndodhin në të njëjtën kohë të vitit, duke treguar kështu një lloj mungese respekti për besimtarët e krishterë të vendit.

Top Channel