I ftohti dhe mungesa e rrezeve të diellit nuk i ndaloi adhuruesit e Krishtlindjes që të zhvisheshin deri tek bikinit dhe kapuçët e babagjyshëve në plazhin Bondi të Australisë.

Rojat bregdetare madje zbukuruan edhe një pemë Krishtlindjeje për të krijuar një atmosferë festive për ata që e shndërrojnë plazhin në shtëpinë e tyre përgjatë ditës. Dita e Krishtlindjes është një nga më të athshmet për rojat e plazhit, të gatshëm për njerëz që mund edhe të mos jenë shumë familjarë me kushtet e sërfit ose mund të kenë pirë shumë një natë më parë.

“Shpesh, njerëzit kanë pirë më shumë nga sa duhet një natë më parë dhe ne na duhet të ndërhyjmë shumë herë për t’i shpëtuar. Vitin e kaluar kryem rreth 70 shpëtime ditën e Krishtlindjes dhe mes tyre kishte nga turistë që nuk kishin qenë kurrë më parë në plazhin tonë, por edhe lokalë që nuk i kuptonin kufinjtë e tyre ndonjëherë”, thotw njw nga rojat.

Ndërsa në Florida, 837 sërfistë të veshur si babagjyshë u përballën me dallgët për një kauzë të mirë. Organizatorët e eventit në Cocoa Beach thanë se mbi 10 mijë spektatorë kishin ndjekur garën dhe ishin mbledhur 295 mijë euro për dy organizata lokale jofitimprurëse: “Grind for life” që ndihmon njerëzit e prekur nga kanceri dhe Muzeun e Sërfit në Florida.

Sërfistët u përpoqën të thyenin rekordin Guinness për numrin e sërfistëve në një dallgë, por fatkeqësisht, këtë vit, dallgët ishin pak të vogla. Dhe në vend që të endeshin përmes borës, në periferitë e Uashington DC, santa dhe elfët e tij veshën skitë e ujit në lumin Potomac në një traditë të përvitshme që daton që nga viti 1986.

Një kast shoqërues karakteresh, mes të cilëve Grinchi fytyrëgjelbër, bënin rrotullime spektakolare në ujërat e acartë dhe i hodhën karamele turmave…

FOTO GALERI
1/20

Top Channel