Nuk ia pëlqente nëna, burri djeg dy nuset e tij

21/12/2017 12:30

Një burrë indian ka djegur brenda në makinë dy nuset e tij pasi nuk ia pëlqente e ëma.

Deepa Ram u tha policëve se i kishte blerë bizhuteri bashkëshorteve dhe kur po ktheheshin me makinë, një debat i ashpër mes të treve bëri që burri të merrte vendimin drastik për t’i mbyllur brenda makinës të dyja femrat, Daria Devi (25 vjeç) dhe Mali Devi (27 vjeç), dhe t’i vinte zjarrin asaj.

Policia bëri me dije se pasi rrëfeu krimin makabër, burri shtoi se nëna e tij nuk i pëlqente nuset.

Top Channel