Lazzarini Design Studio ka bashkuar teknologjinë e së ardhmes me një makinë luksoze të vitit 1920, që ngjan me një “kryqëzim” të Rolls Royce me një mjet nga filmat fantashkencë.

Sipas krijuesve, kjo makinë do të jetë në gjendje të arrijë shpejtësinë 550 km/h falë përdorimit të 4 turbinave.

Shpikja e Pierpaolo Lazzarini do të mund të ngrihet vertikalisht në fluturim, si dhe do të mund të ulet po vertikalisht. Makina-koncept është e bazuar në Isotta Fraschini Tipo 8, një makinë luksoze e prodhuar nga 1919 në 1924, që ka qenë rivale kryesore e Rolls Royce.

Ende nuk dihet se kur do të bëhet realitet kjo makinë fluturuese.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA