Kreu i PD-së Lulzim Basha tha se nuk do të ketë bashkëpunim nga PD me kryeministrin Rama për kryeprokurorin e përkohshëm. Ai tha se Rama po shkel Kushtetutën.

“Rama do të zgjedhë apo të emërojë një prokuror pa bërë vetingun. Përgjigja është e qartë për çdo shqiptar. Me ligjin që vetëm Rama ka caktuar ky prokuror do të ketë fuqi të transferojë apo pezullojë prokurorët dhe të bëj vlerësimin apo rivlerësimin e tyre. Skema është e qartë, Edi Rama ia ka dalë të sabotojë procesin e KLP dhe tani na fton të shkelim Kushtetutën me qëllim që të ketë një prokuror nën hyqmin e tij që do të bëjë të mundur jo luftën kundër krimit, po mbrojtjen e krimit dhe kriminelëve. Nuk do të ketë asnjë bashkëpunim nga PD me një keqbërës që do të shkelë Kushtetutën. Thirrja ime e vetme ndaj Edi Ramës është të zbatojë Kushtetutën”, tha Basha.

Basha tha se nëse kryeministri Rama vepron ndryshe do të përballet me përgjigje më të fuqishme politike të opozitës. “Nëse Edi Rama vepron në kundërshtim me Kushtetutën për të shtënë në dorë Prokurorin e Përgjithshëm, për të mbyllur dosjet e korrupsionit do të përballet me përgjigjen më të fuqishme politike nga opozita”, tha Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA