“Task-forcat duhet të jenë efektive dhe funksionale”, kreu i Inspektoratit të Përgjithshëm me direktiva të reja, zbardhen ‘piketat’ 11/09 17:30
Dhoma Kombëtare e Tregtisë i ka akorduar kryebashkiakut Erion Veliaj çmimin “Administratori më i mirë i vitit 2017”, për transformimin e Tiranës.
Veliaj mori çmimin gjatë një mbrëmjeje gala dhe vlerësimi vjen edhe si një mirënjohje që komuniteti i biznesit ka ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pasi administrimi i mirë i qytetit sjellë edhe një klimë më të mirë për të bërë biznes në Tiranë.
Ky nuk është çmimi i parë që merr kryetari i Bashkisë së Tiranës, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë. Vetëm pak javë më parë ai u vlerësua me çmim për iniciativat inovative që ka ndërmarrë në krye të Bashkisë së Tiranës.
Top Channel