Ju prezantojmë me kompleksin luksoz të rehabilitimit që ka për qëllim kurimin e xhihadistëve duke u dhënë atyre akses nëpër pishina, shtretër mbretërorë dhe palestra.
Qendra e Kujdesit dhe e Këshillimit “Mohammed bin Nayef”, në Arabinë Saudite, është një strategji kontroversiale për ndalimin e ekstremistëve.
Kjo qendër tregon se lufta kundër xhihadit nuk është vetëm me bomba të lëshuara nga dronët, por edhe nëpërmjet ideologjisë. Bëhet fjalë për një shtëpi-burg, ku xhihadistët e dënuar trajtohen në mënyrë që kur të përfundojnë dënimin të mos i kthehen terrorizmit.
Shumë persona të lidhur me grupe si Al-Qaeda dhe Talebanët ecin të lirë me robdeshambër të bardhë veshur. Ata kanë akses në palestra të mëdha, sallon banketi dhe apartamente të mobiluara jashtëzakonisht mirë, ku vizitohen nga bashkëshortet e tyre.
Top Channel