Aktorët më të famshëm në botë mblidhen për të shpëtuar Universin (Foto)

29/11/2017 19:21

Robert Downey Jr., Scarlett Johansson, Benedict Cumberbatch, Mark Ruffalo, Chris Evans, Elizabeth Olsen, Paul Bettany,Tom Holland e shumë të tjerë janë grumbulluar për të shpëtuar Universin në “trailer”-in e filmit të ri të sagës “Avengers”.

Klipi pak më shumë se dy minuta ka arritur që të tregojë të gjithë superheronjtë, që për herë të parë vijnë të bashkuar në ekranin e kinemasë.

Kërcënimi i Universit është Thanos, i interpretuar nga aktori i mirënjohur Josh Brolin.

”Avengers: Infinity War”, do të shfaqet për herë të parë në kinema në 4 maj të vitit 2018.

FOTO GALERI
1/22

Top Channel