Rebusi i “Titanikut” merr më në fund një përgjigje

27/11/2017 18:34

Ajo është pyetja “100 milionëshe” që ka kapluar cilindo që e ka parë qoftë edhe një herë të vetme filmin “Titanik”.

Qofshin të rinjtë apo të vjetrit e pasur, qofshin të varfërit, të gjithë kanë tentuar gjithnjë të pyesin se, përse Rose qëndroi e vetme mbi rrënojat e derës mbi oqean dhe nuk e ngriti edhe Jackun mbi të.

Një rebus ky, që më në fund ka marrë një përgjigje nga producenti i atij filmi, James Cameron.

“Përgjigjja është shumë e thjeshtë! Në faqen 147 (të shkrimit) thuhet se Jacku do të vdesë”, rrëfeu Cameron për “Vanity Fair”.

Më në fund dhe fatmirësisht, ai e zbuloi arsyen.

“Sigurisht që ajo ishte një zgjedhje artistike. Dera që pluskonte mbi ujë ishte mjaftueshëm e madhe për ta mbajtur atë, e jo aq e madhe sa për të mbajtur edhe Jackun”, vijon më tej ai, teksa kërkon të shpjegojë se vdekja e Jack ishte e paevitueshme, mendojnë apo jo shikuesit e filmit nëse kishte vend për dy apo jo.

“Nëse ai do të kishte jetuar, fundi i filmit do të kishte qenë i pakuptimtë. Filmi është bërë pikërisht për vdekjen dhe ndarjen. Ai duhej të vdiste. Nëse do të vdiste në këtë mënyrë, apo në një tjetër, kjo pak rëndësi ka”, thotë James Cameron.

Ai zbuloi gjithashtu se, kurrë nuk do ta kishte menduar që kjo çështje do të ngjallte kaq shumë debat.

“Mendoj se edhe sot është një lloj budallallëku, realisht. Fakti që ne ende diskutojmë edhe sot pas 20 vitesh për të njëjtën çështje”.

Sipas tij, ky quhet art dhe gjërat ndodhin për shkaqe artistike, jo për shkaqe fizike.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel