Kryetari i FRPD takohet me Kryeministrin e Austrisë

26/11/2017 16:25

Belind Këlliçi, Kryetari i FRPD, bashkë me Sekretarin për Marrëdhëniet me Jashtë të FRPD, Besart Xhaferri, u takuan me kryeministrin austriak, Sebastian Kurz, në kongresin e 26 të Junge ÖVP (Forumi Rinor i Partisë Popullore Austriake), që u mblodh për zgjedhjen e pasuesit të Sebastian Kurz, pas fitores së tij në zgjedhje.

Në njoftimin e lëshuar nga Partia Demokratike thuhet se Kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz garantoi Kryetarin e FRPD, Belind Këlliçi për mbështetjen për Shqipërinë, Partinë Demokratike dhe FRPD, si pjesë e familjes europiane të PPE dhe YEPP.

“Kryetari i FRPD e uroi kryeministrin Kurz për fitoren e zgjedhjeve dhe e falenderoi për mbështetjen qe i ka dhënë Shqipërisë gjatë mandatit të tij 4 vjeçar si Ministër i Jashtëm i Austrisë. Kryeministri Kurz garantoi drejtuesit e FRPD se si shtet anëtar i BE, vëmendje të veçantë do të ketë ndaj politikave për të rinjtë, fuqizimit të tyre, si dhe krijimit të mundësive për arsimim dhe punësim”.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA